Site icon Telegrafi

Osmani: Këto janë ndryshimet që do t’i bëjë ligji i ri për gjuhën shqipe (Video)

Zëdhënësi dhe ish-ministri nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani mbrëmë ka qenë i ftuar në emisionin ‘Rruga Drejt..’ në Alsat-M ku mes tjerash ka prezentuar më shumë detaje rreth ligjit të ri për gjuhën shqipe në Maqedoni.

”Me Zaevin u morëm vesh që gjuha shqipe të jetë edhe në paratë dhe monedhat e Maqedonisë. Kjo parashihet edhe me nenin 8 nga ky ligj i ri. Ky ligj do të jetë për përdorim dhe për mbrojtje të gjuhës shqipe në Maqedoni. Në rast se nuk do të respektohet ligji ka dënime prej tre mijë deri në pesë mijë euro dënim. Për personat udhëheqës të institucioneve që nuk do të respektojnë ligjin e gjuhës shqipe do të ketë dënim prej 30%. Janë definuar të gjithë kompetencat e inspektoratit që do të mbrojë gjuhën shqipe për përdorim nëpër rrjetet sociale. Me ligjin e ri, kryesuesit e Kuvendit do të mund të udhëheqin edhe në gjuhën shqipe. Të gjithë ligjet që do të sillen në Kuvend patjetër duhet që të jenë në dy gjuhë.” tha mes tjerash Osmani në ‘Rruga Drejt..’ në Alsat-M. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=fMa7oZ64RFs

Exit mobile version