Zv.kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, sot realizoi takim me ministrin-këshilltar dhe drejtor i përgjithshëm për Ballkanin në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë, Andrea Kaskone, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Shkup.
Siç njoftojnë nga kabineti i Osmanit, në takim është diskutuar rreth eurointegrimeve të Maqedonisë së Veriut dhe situatën në rajon.
“Pas dëshpërimit të thellë nga Samitet e tetorit, iniciativa e Kryeministrit Konte, për kthim të shpejtë të procesit të zgjerimit lartë në agjendën e BE-së, sot plotësisht është e përmbushur. Para nesh kemi kornizë praktikisht të përmbushur për metodologjinë e re dhe Raport të Komisionit Evropian i cili ofron mundësi që në samitin e ardhshëm të BE-së të përmirësohet gabimi i vitit të kaluar”, tha Osmani në takim.
Gjatë bisedës nga ana e dy bashkëbiseduesve së bashku konstatuan marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale në më shumë sfera të interesit të përbashkët, që bazohet në besimin e ndërsjellë, respektin dhe mirëkuptimin në më shumë nivele, dhe njëkohësisht u theksua edhe pajtueshmëria e ndërsjellë për perspektivat evropiane të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi./Telegrafi/