Zv.kryministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, në një intervistë për TV Tellma ka folur rreth zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në muajin maj, si dhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Ai tha se nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi ka çështje më të rëndësishme që do të vijojnë pas përfundimit të procesit të ndryshimeve kushtetuese, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sa i përket zgjedhjeve presidenciale, Osmani tha se Maqedonia ka nevojë për kandidat konsensual.
“Maqedonia duhet të ketë kandidat konsensual për president dhe duhet të jetë me propozim të partive që janë bartëse të proceseve të rëndësishme, në këtë rast LSDM dhe BDI”, tha Osmani.
Ndërsa gjatë ditës së djeshme edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmet, gjatë një feste që u organizua me iniciativë të tij tha se ekziston mundësia që të merren vesh me LSDM-në për kandidat konsensual për president./Telegrafi/