Site icon Telegrafi

Osmani: Kam biseduar me deputetë të OBRM-PDUKM-së të cilët nuk kanë dyshime për amendamentet kushtetuese

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka thënë sonte se ka deputetë të OBRM-PDUKM-së që do të votojnë për hapjen e Kushtetutës dhe përfshirjen e pakicës bullgare.

“Deputetët mund të votojnë sipas bindjes së tyre. Kam biseduar edhe me deputetë, intelektualë dhe anëtarë të OBRM-PDUKM-së, të cilët ndajnë mendimin tim se këto ndryshime kushtetuese nuk janë të diskutueshme dhe se është dashur të bëhet shumë më herët, që të bëhet ky dallim në mënyrë korrekte, që askush të mos e përdorë më formulimi “dy shtete – një popull” siç deklarohet nga partitë radikale bullgare.

Duhet të hyjmë në një bisedë thelbësore me opozitën për të parë se cilat janë pritshmëritë e tyre dhe për çfarë garancish flasin.

Ka garanci se Bullgaria nuk mund të bllokojë Konferencën e Dytë Ndërqeveritare. Nëse disa çështje që janë të rëndësishme duhet të theksohen më tej, ne jemi të hapur për diskutim. Këtë duhet ta zgjidhim bashkë”, tha Osmani në emisionin “24 Analiza”./Telegrafi/

Exit mobile version