Site icon Telegrafi

Osmani: Ka hapësirë për falje për ngjarjet e 27 prillit

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në intervistë për “Radio Evropa e Lirë” tha se ka vend për të falur njerëzit që janë pjesë e dëmit kolateral i një kauze të gabuar, për ngjarjet e 27 prill në Kuvend.

Ai tha se procesi do të jetë në konsultim me partnerët ndërkombëtarë.

Në pyetjen se a ka hapësirë për t’i falur deputetët e akuzuar, Osmani tha se “Nuk jam unë ai që duhet ta them, sepse nuk i di detajet nga ngjarjet, megjithatë mendoj se ka pasur njerëz që ishin pjesë e dëmit kolateral dhe nuk ishin në dijeni të një procesi të tillë të ndjekur dhe ata thjesht gjetën veten atje. Nëse ka vend për një gjë të tillë, mendoj se duhet të flasim”, tha Osmani.

Ai edhe njëherë përsëriti se pajtimi s’do të thotë amnisti siç ishte kuptuar./Telegrafi/

Exit mobile version