Telegrafi

Osmani: Ivanovi përfaqëson gjithë atë që ne më 30 shtator duam ta ndalojmë

Zëvendës-kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani duke komentuar deklaratën e Kryetarit Gjorgje Ivanov se nuk do të dalë në referendumin e 30 shtatorit, tha se shefi i shtetit “përfaqëson gjithë atë që Maqedonia dëshiron të del më 30 shtator”.

Lexo po ashtu Ivanov: Më 30 shtator nuk do të votoj

“Në një farë mënyre mund të jetë mirë që ndodhi kështu sepse zotëri Ivanov përfaqëson gjithë atë që ne më 30 shtator duam ta ndalojmë. E gjithë ajo për të cilën Maqedonia dëshiron të dal më 30 shtator e përfaqëson zotëri Ivanov dhe veprimtaria e tij. Është mirë që dimë se çfarë presin qytetarët dhe qartësisht e bëjmë kontrastin mes asaj që duhet të votohet. Vendimi është mes diçka që përfaqëson zotëri Ivanov dhe diçka që përfaqëson e gjithë bota e civilizuar që erdhi këtë muaj në Shkup, por që e përfaqësojnë shumica dërmuese e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, tha Osmani./Telegrafi/