Zëdhënësi i BDI-së, Buja Osmani, ka komentuar vendimin e fundit të presidentit Ivanov që mos të ndajë mandatin për kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, për të formuar qeverinë e re në Maqedoni. I pyetur nga TV21, Osmani tha se Ivanov e thelloi krizën edhe më shumë me vendimin që mos të ndajë mandatin, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Dënojmë ashpër këtë tentim për t’i dhënë kësaj situate karakterin e konflikteve ndëretnike, kjo mund të jetë fatale për vendin. Platforma e partive shqiptare nuk është e një shteti të huaj, por është deklaratë autoktone e partive shqiptare e cila nuk e cënon karakterin unitar të shtetit, nuk cënon të drejtën e asnjë komuniteti tjetër, por parasheh rrumbullaksimin e çështjeve të hapura nga Marrëveshja e Ohrit. Ajo është nënshkruar në Tiranë për shkak se një parti nuk pranoi që të nënshkruhet në Shkup dhe tani këtë dikush po e keqpërdor këtë mbështetje logjistike të Tiranës dhe Prishtinës”, deklaroi Osmani.
I pyetur se cilat janë hapat e ardhshëm të BDI-së, Osmani tha se tani është më e rëndësishme është që kësaj krize të mos i jepet karakter ndëretnik./Telegrafi/