Telegrafi

Osmani: IRI më mënyrë të pakthyeshme është e ndërtuar në zhvillimin politik dhe demokratik të vendit

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti takim me drejtorin e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) për Evropë, Pol Makarti dhe Drejtorin e Qendrës për Ndikim Global pranë IRI-it, Antonio Garastazu.

Në takim, siç njoftojnë nga kabineti Osmanit, u hapën temat lidhur me mundësit për bashkëpunim mes Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe IRI-t, në kuadër të iniciativave dhe portfolios së aktiviteteve të institutit siç janë :qeverisja me qytetarët, lufta kundër korrupsionit, forcimin e legjislacionit, demokratizimi digjital, mediume të pavarura dhe qasje deri tek informacionet, pyetje lidhur me migracionin; fuqizimin të rinjve, hulumtimin e aplikuar dhe të tjera, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Instituti republikan ka asistencë shumëvjeçare në vend, me ndikim jashtëzakonisht të rëndësishëm në zhvillimin politik dhe shoqëror, si dhe autoritet të lartë mes përfaqësuesve politik nga të gjitha origjinat dhe opinion gjithëpërfshirës”, theksoi zëvendëskryeministri Osmani, duke shprehur mirënjohje deri tek zotëri Makarti për mbështetjen e vazhdueshme të cilën instituti siguron për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ambiciet e saja euro-atlantike.

“Si vend kemi progres të madh në ndërtimin e kohezionit stabil në shoqëri,përparim në sigurinë stabile të planit ndëretnik, si dhe në përgjithësi, në ndërtimin e pjekurisë politike që rezultoi me progres të rëndësishëm demokratik”, theksoi Osmani, duke shprehur mirënjohje edhe deri tek gjithë përfaqësuesit e IRI-t, për kontributin e tyre në këtë sukses./Telegrafi/