Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani, sot në konferencë të përbashkët për shtyp me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se Kosova është vend mik dhe partner i rëndësishëm ekonomik për Maqedoninë.
Në pyetjen e gazetarëve për atë se pse nuk lejohet importi i mishit nga Kosova në Maqedoni, Osmani ka thënë se kjo çështje është biseduar me ministrin përkatës dhe do të gjendet zgjidhje.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hoxhaj, ka thënë se Kosova dhe Maqedonia do të vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen dhe se MAqedonia mbetet partner i fuqishëm i Kosovës. Poashtu tha se planifikohet formimi i një komisioni të përbashkët në lidhje me çështjet ekonomike dhe tregtare për anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme rajonale./Telegrafi/