Pavarësisht se lideri I VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski këmbëngul se BDI-ja e Ali Ahmetit asnjëherë nuk ka kërkuar garanci me shkrim pasi ka pasur besim të plotë në partinë e tij, nga BDI-ja pretendojnë të kundërtën. Zëdhënësi Bujar Osmani është shprehur decid se garancia e kërkuar nga LSDM-ja është po e njëjta që është kërkuar edhe nga VMRO-ja gjatë bisedimeve.
“Ajo është e njëjta që kemi pasur me VMRO DPMNE gjatë negociatave të detajohet qartë ligji mbi gjuhën shqipe , dhe e tërë platformë të konsolidohet platformë e përbashkët për një program eventual qeveritar”, deklaroi për Alsat-M zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.
“Nga ne asnjëherë nuk kanë kërkuar garanci në formë të shkruar. Kemi pasur përkujtues që mos të harrohet diçka sepse njeriu ndër vite diçka mund të harrojë nëse ishte ashtu apo kështu. Kemi bërë përkujtues,por kurrfarë marrëveshjesh të nënshkruara nuk kemi pasur”, tha Nikolla Gruevski, kryetar i OBRM-PDUKM-së.
Ndërkohë edhe përkundër kërcënimeve të një pas njëshme të Nikolla Gruevski drejtuar BDI-së në rast të një koalicionimi me LSDM-në, partia e Ahmetit vazhdon të këmbëngul se akoma nuk ka hequr dorë nga pesë e opsionet e saj midis të cilave vazhdon të jetë edhe koalicionimi eventual pikërisht më OBRM-PDUKM-në.
Osmani gjithashtu theksoi se LSDM-ja do të mund të llogarisë në nënshkrimet e deputetëve të saj vetëm në rast se arrihet marrëveshja e cila do të jetë e pranueshme për partinë e Ahmetit dhe se për momentin ende po debatohet në organet e partisë./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=QSwqa2KOhPA