Site icon Telegrafi

Osmani: Greqia pranon emër që do të përmbajë termin ‘Maqedoni’

Tani ekziston konsenzus që termi ‘Maqedoni’ të përdoret në cilin do qoftë variant për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë, deklaroi mbrëmë zv.kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani në intervistë për Analiza 24.

Ai theksoi se pushteti grek pranon emër në të cilin do të përfshihet termi ‘Maqedoni’. Ai nuk deshti të flasë hapur për versionet konkrete për emrin e Maqedonisë, duke thënë se është në interes të tërë procesit të bisedimeve për gjetjen e zgjidhjes përfundimtare të mos përmenden emra të mundshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nevojitet vendosmëri nga të dyja palët për gjetjen e zgjidhjes dhe këtë gjë tani e vërej te të dy qeveritë, ka vullnet dhe vendosmëri për këtë, pavarësisht nga trysnitë e politikave ditore që i kemi si qeveri të dy shteteve fqinje. Edhe grekët, edhe ne ofrojmë propozime, ndërsa ndërmjetësi Nimetz duhet të japë zgjidhje të pranueshme për të dy palët”, tha Osmani./Telegrafi/

Exit mobile version