Site icon Telegrafi

Osmani falënderon Gjermaninë për mbështetjen që i jep Maqedonisë

Zëvendëskryetari i Qeverisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane mbajti takim me Ministrin Shtetëror Gjerman për Evropë, Michael Roth.

Zv. kryeministri Osmani fillimisht shprehu falënderim për mbështetjen dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Gjermanisë për integrimin evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, më fortë të shprehur përmes iniciativës “Procesi i Berlinit”, si dhe mbështetjen e drejtpërdrejtë dy palësh që Republika e Maqedonisë e merr nga Gjermania.

Osmani shprehu shpresë se në prag të ditëve dhe javëve vendimtare, Gjermania, do të vazhdojë me rritëm të përforcuar ta kryesoj procesin e zgjerimit të BE-së, duke theksuar edhe mbështetjen për procesin euro-integrues të Maqedonisë. /Telegrafi/

Exit mobile version