Site icon Telegrafi

Osmani: E kemi detyrim të përbashkët të krijojmë një Evropë më të sigurt

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, i cili për vizitë pune qëndron në Republikën e Portugalisë mbajti takim me Kryetaren e Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvendin e Republikës së Portugalisë, Regina Bastos.

Në takim, siç informon pres shërbimi i SÇE-së, u hapën temat për mbështetjen nga ana e Portugalisë për integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për bashkëpunimin bilateral mes Parlamenteve të të dy vendeve si dhe për temat lidhur me sfidat evropiane, si që janë: Bregzit,ndikimi i lajmeve të rreme, depërtimi i populizmit radikal, nacionalizmi,etj.

“Jemi dëshmitar të periudhës më turbulente për kontinentin e Evropës nga lufta e dytë botërore e këndej. Zgjedhjet në Evropë po zhvillohen me sfida të rënda që imponon procesi Brexit, ku kontinenti ende është nën ndikimin e depërtimit të populizmit, radikalizmit dhe ekstremizmit, por akoma janë aktuale edhe kërcënimet bashkëkohore hibride”, theksoi Osmani.

Bashkëbiseduesit së bashku theksuan se vendet anëtare dhe vendet kandidate për anëtarësim në BE kanë detyrim të përbashkët në krijimin e një Evrope më stabile dhe më prosperuese, ku Osmani potencoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është partner stabil i BE-së në Ballkan, citohet në njoftimin e SÇE-së.

Zëvendëskryeministri Osmani shkurtimisht informoi bashkëbiseduesen e tij edhe për implementimin e reformave, për rezultatet e arritura, mënyra se si institucionet po adaptohen në reforma, zgjedhjet e ardhshme, si dhe për proceset e tjera lidhur me integrimin evropian të vendit tonë./Telegrafi/

Exit mobile version