Site icon Telegrafi

Osmani: Dua një ndeshje të mirë

Ekipi tetovar pret kampionin e Serbisë me një disavantazh 4-0 dhe edhe pse beson në befasi, Osmani thotë se qëllimi kryesor do të jetë një lojë e bukur e tetovarëve.

“Në Beograd nuk luajtëm ashtu siç dimë dhe prandaj për ne kjo është një shans për ta përmirësuar imazhin. Do t’i analizojmë gabimet nga ndeshja e parë dhe do të përpiqemi të tregohemi më të mirë para tifozëve tanë”.

“Çdo ndeshje e Ligës së Kampionëve është motiv për të luajtur. Ky është futbolli dhe nëse na jepet shansi të bëjmë befasi, ne do të përpiqemi ta shfrytëzojmë. Pres mbështetje të madhe nga tifozët tanë”, ka thënë trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani. /Telegrafi/

Exit mobile version