Site icon Telegrafi

Osmani: Ditën e hënë do të kemi qëndrim zyrtar të Qeverisë në lidhje me propozimin e Nimetz

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani nuk e komentoi propozimin e fundit të dhënë nga ndërmjetësi Matthew Nimetz gjatë takimit të djeshëm me përfaqësuesit e Maqedonisë dhe Greqisë, Vasko Naumovski dhe Adamantios Vasilakis dhe pret formimin e qëndrimit të përbashkët të Qeverisë, por thekson se është mirë që ka propozim të ri për emrin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk mund të komentoj propozimin e fundit sepse duhet të arrijë në Shkup. Mendoj se ditën e hënë do të kemi takim të përbashkët për shqyrtimin e propozimit dhe ndërtimin e qëndrimit të përbashkët. E di sa jemi të përkushtuar dhe të vendosur për të shkuar deri në fund për zgjidhjen e kësaj çështje, duke e ditur kontekstin dhe momentin historik në të cilin ndodhet shteti. Është mirë që propozim dhe që intensifikohet i tërë procesi dhe që ka kontakte të drejtpërdrejta ndërmjet qeverive në nivele të dryshme”, tha Osmani./Telegrafi/

Exit mobile version