Ministri Bujar Osmani sonte deklaroi se nuk do të komentojë akuzat e ish-zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov.
“Nuk dëshiroj të bëj replika me ish-kolegun tim. Nuk do të komentoj dhe mund t’i dëshiroj vetëm sukses në punën dhe angazhimin e tij”, tha Osmani.
Ai theksoi se kanë punuar bashkë dhe kanë arritur rezulatete.
“Mendoj se janë reagime të momentit, por më mirë të përmbahem. Pas disa muajve, nëse e përsërisin do të jepja deklaratë”, tha Osmani.
Kujtojmë se ish-zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov kur dha dorëheqje nga pozita u shpreh se nuk ka besim te ministri Osmani në bisedimet me Bullgarinë për shkak se, sipas tij, Osmani me çdo kusht dëshiron sukses./Telegrafi/