Zëvendës-kryeministri për Çështje evropiane, Bujar Osmani duke folur për të ashtuquajturën pajtim në Kanal 5, tha se nëse dikush ka qenë dëm kolateral në ngjarjet e 27 prillit, atëherë mund të bisedohet për amnistinë e tij.
“Dhunuesit direkt nuk mund të jenë të amnistuar, si dhe porositësit nëse mund t’i definojmë, sepse kjo është e komplikuar. Por, nëse dikush është dëm kolateral, atëherë ata duhet të jenë lëndë për diskutim në trupin parlamentar pëР pajtim”, deklaroi Osmani, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Bujar Osmani theksoi se ideja për pajtim është fisnike, por në asnjë mënyrë nuk planifikohet të promovohet mosndëshkimi./Telegrafi/