Skuadra nga kryeqyteti kosovar, Prishtina e ka nisur mirë afatin kalimtar të verës për futbollistë.
Pasi janë konfirmuar se do të luajnë në Ligën e Evropës, bardh e kaltërtit kanë filluar me përforcime.
Dy futbollistët që i kanë thënë ‘Po’ prishtinasve, janë Përparim Osmani dhe Diar Miftaraj.
Që të dy lojtarët stinorin e fundit kanë qenë pjesë e Besës së Pejës ku fituan Kupën e Kosovës.
Lajmi u konfirmua nga faqja zyrtare e klubit kryeqytetas por që detajet nuk janë publikuar.
Para kësaj dyshe, Prishtina nënshkroi ditë më parë edhe me sulmuesin prizrenas, Liridon Fetahaj. /Telegrafi/