Site icon Telegrafi

Osmani dhe Dimitrov në Zagreb në takim me Plenkoviç dhe Grliq Radman

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, së bashku me Ministrin për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov, sot (e enjte, 6. shkurt 2020) për vizitë pune do të qëndrojnë në Republikën e Kroacisë, e cila në gjysmëvjetorin e parë të këtij viti kryeson me Këshillin e Bashkimit Evropian.

Në kuadër të vizitës janë parapa takime me Kryeministrin Andrej Plenkoviq, me Ministrin për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane, Gordan Grliq Radman, Kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Republikës së Kroacisë, Miro Kovaç dhe Kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane Domagoj Ivan Milosheviq.

Vizita realizohet në periudhë të angazhimit të përforcuar në prag të diskutimeve mes vendeve anëtare të BE-së për metodologjinë e azhuruar për zhvillimin e negociatave aderuese dhe vendimi për fillimin e tyre. ZKQRMV Osmani dhe MPJ Dimitrov do ti shfrytëzojnë takimet që ta shprehin përkushtimin e fuqishëm të vendit tonë drejt reformave evropiane dhe nevojën për marrjen e vendimit pozitiv për fillimin e negociatave aderuese sa me shpejtë./Telegrafi/

Exit mobile version