Statusi i reformave, bisedimet për të ardhmen e PSP-së të cilat janë në rrjedh, si dhe rasti “Haraçi”, ishin temat e takimit të sotëm të zv. kryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministrit të Jashtëm, Nikolla Dimitrov në Kopenhagë me ministrin e jashtëm, Jepe Kofod dhe Vibeke Jorgensen, këshilltare kryesore për çështje evropiane të kryeministres, Mete Federiksen.
Siç njoftojnë nga MPJ e Maqedonisë, në takim, Osmani dhe Dimitrov kanë folur për gjendjen aktuale në vend, dhe arritjen e përparimit në reformat kyçe në fusha të caktuar, në krijimin e miqësisë së mirë, si dhe për stabilitetin e brendshëm të vendit.
“Konfirmimi i suksesit të tregimit tonë, me të gjitha sfida, por edhe të këmbënguljes së demonstruar në tejkalimin e tyre do të përfaqësoj meritën për fillimin e rrugës më të gjatë evropiane, por edhe vlefshmërinë e perspektivës evropiane”, tha Dimitrov.
Edhe zv. kryeministri Osmani theksoi se Qeveria është e fokusuar në përgatitjet dhe mundësimin e kushteve për fillim të mirë të bisedimeve./Telegrafi/