Site icon Telegrafi

Osmani dënon sulmin kundër Qendrës Kulturore bullgare në Manastir

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot deklaroi se e dënon ashpër sulmin vandal ndaj Qendrës Kulturore bullgare në Manastir.

Sipas Osmanit ky akt është dëshmi se shumë aktorë janë kundër arritjes së progresit në dialogun ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe të ardhmes sonë të përbashkët evropiane.

“Ky krim nuk është bërë rastësisht në këtë ditë, kur të dyja vendet do të vendosin dialog për të tejkaluar çështjet e hapura në rrugën e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut”, tha sot Osmani.

Ai u bëri thirrje autoriteteve shtetërore që të bëjnë përpjekje për gjetjen e autorit të këtij akti vandal.

Exit mobile version