Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani deklaroi se të shtunën bënte kontrollim për përdorimin e Ligjit për gjuhë dhe se nuk bëhet fjalë për inspektim. Ai gjithashtu tha se do ta paguaj gjobën që ia ka shqiptuar MPB për shkak se ishte duke folur në telefon gjersa drejtonte veturën.
“Nuk bëhet fjalë për inspektim sepse inspektorët marrin shënime zyrtare dhe gjoba. Ky ishte një kontroll për zbatimin e ligjit në të cilën përfshihem dhe në të cilën punojë për tu zbatuar dhe kontrolle të tilla publike bëjnë politikanët, kryetarët e komunave, ministrat çdo ditë për realizimin e projekteve të ndërtimit të rrugëve… Ajo është një procedurë normale. Unë i nxisë ministrat që të dalin më shumë nga zyrat sepse në teren do të marrin më shumë informacione”, tha Osmani.
Aspekti i dytë, sipas tij, është se neni 21 nga Ligji për përdorimin e gjuhëve parashikon që Qeveria do të marrë masa për promovimin e zbatimit të ligjit.
“Mendoj se vozitja ime të shtunën ishte forma më e lirë për promovimin e zbatimit të gjuhëve dhe kjo pjesërisht jep rezultate sepse sot shikova gjersa lexoja nëpër portale se ajo tabelë është ndryshuar dhe është vendosur sipas Ligjit”, deklaroi Osmani./Telegrafi/