Site icon Telegrafi

Osmani, Danielsonit: Presim mbështetje për reformat prioritare

Sot, në Bruksel, zv.kryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, realizoi takim me Drejtorin e Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Kristijan Danielson. Në takim morën pjesë edhe ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji dhe ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratë, Damjan Mançevski.

Osmani ndau përshtypjet e tij të para të mbajtura në Komitetin për Stabilizim dhe Asociim dhe rekomandimet si dhe detyrimet që dolën nga e njëjta.

“Jemi të vetëdijshëm se kemi barrë të madhe nga e cila duhet të lirohemi dhe se pritjet e qytetarëve shumë e më shumë rriten. Ky moment i optimizmit nuk mund të zgjas përgjithmonë duhet të fillojmë t’i dorëzojmë. Për ne është përgjegjësi ende me e madhe, me seriozitet dhe me urtësi të ju qasemi tejkalimit të sfidave në rrugën tonë drejt BE-së’’- tha Osmani.

Përfaqësuesit qeveritar kërkuan mbështetje nga Danielson, në bazë të suksesit në zbatimin e detyrimeve të marra, e cila do të na çojë drejt marrjes së hapave konkrete nga ana e Bashkimit Evropian, të cilat në këtë moment paraqesin impuls të rëndësishëm dhe nxitje për mbajtjen dhe përforcimin e kursit reformues të vendit./Telegrafi/

Exit mobile version