Site icon Telegrafi

Osmani-Bushati: Integrimet euroatlantike forcojnë miqësinë në mes dy vendeve

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot mbajti takim me Ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në takim u hapën tema lidhur me sfidat me të cilat ballafaqohen dy vendet në afrimin drejt BE-së, si dhe për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve.

“Vizita e z. Bushatit, në këtë periudhë posaçërisht të rëndësishme për vendin, në kohë kur merren vendime historike për të ardhmen tonë, dhe mbështetjen e tij për aspiratat tona euroatlantike, çmoj si akt i miqësisë, nga ana e Republikës së Shqipërisë drejt Republikës së Maqedonisë”, theksoi Osmani.

Ai gjithashtu shtoi se “në frymën e miqësisë dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, nga Bushati mora bindjen dhe kërkova, që Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, do ta shfrytëzojë këtë pozitë për ti ndihmuar vendit në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në aleancën Veri-Atlantike”.

Në kuadër të takimit, dy bashkëbiseduesit u pajtuan që në mënyrë aktive ta mbështesin edhe iniciativën trelaterale për rajonin e Prespës të Eurokomesarit Johanes Han, me të cilën tre vendet, Maqedonia, Shqipëria dhe Greqia do ti hapin kufijtë lokale dhe do ta mbështesin programin për mbrojtje dhe zhvillim të rajonit. /Telegrafi/

Exit mobile version