Site icon Telegrafi

Osmani: “Bombat” janë çështje e institucioneve dhe jo çështje e BDI-së

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani i cili është edhe zëdhënës i BDI-së, sot deklaroi se çështjen për bisedimet e përgjuara të publikuara ku dëgjohen funksionarë të lartë të partisë duhet ta shqyrtojnë institucionet që duhet të garantojnë komunikimin privat.

Osmani tha se në BDI kjo është nuk është biseduar dhe se nuk do të komentojnë bisedime private, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në BDI kjo çështje aspak s’është shqyrtuar, për shkak se kjo nuk është çështje e partisë por e institucioneve që duhet të garantojnë komunikimin privat”, tha Osmani duke shtuar se BDI ka qenë në disa sfida dhe gjithmonë ka dalë më e fortë.

Lexo po ashtu Publikuesi i “bombave”: Ose do të burgosen të kriminalizuarit ose bie edhe Zaevi (Foto)

Në kuadër të ndryshimeve të ministrave nga ana e kryeministrit Zaev, ai tha se ka komunikim mes Zaevit dhe kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, për, siç tha ai, përforcimin e kapaciteteve në Qeveri në pjesën e ekonomisë.

“Fshesa nuk është parim që BDI e përdor. Kryetarit i BDI-së Ali Ahmeti dhe kryetari Zaev bisedojnë për përforcimin e kapaciteteve në Qeveri, në ekonomi”, tha Osmani.

Gjithashtu ka pasur bisedime të tejkalohen moskuptimet që dolën me emërimin e Erold Muslit për drejtor të Agjencisë për zbulim nga ana e kryetarit Stevo Pendarovskit.

“Kemi komunikim të gjejmë zgjidhje për këtë çështje”, tha Osmani./Telegrafi/

Exit mobile version