Zv Kryeministri i Qeverisë Bujar Osmani, sot te Sekretariati për çështje evropiane ka realizuar takim me Zv. Gjeneralin e Përgjithshëm të departamentit Lindja e Afërt dhe Evropës në suaza të Agjencisë Japoneze Ndërkombëtare për Bashkëpunim, Chi Miuahara, informoj për prioritet e bashkëpunimit në suaza të iniciativës së re të bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Kemi bashkëpunim bilateral për më shumë se 20 vite, e cila ka treguar rezultate konkrete, përmes së cilës janë implementuar projekte në Republikën e Maqedonisë e cila para se gjithash është në interes të qytetarëve”, theksoi Osmani duke cekur ndihmën japoneze në sektorin e shëndetësisë, si donacioni i pajisjeve medikale dhe automjete për pajiset për mbrojtjen shëndetësore primare në më shumë komuna, e cila përdoret dita ditës”, përcjell Telegrafi Maqedoni
“Japonia tregohet si shtet mik i Maqedonisë, në vitin 2016 në krizën vërshimeve, siguri ndihmë urgjente prej 100.00 eurove kur e kishim më të nevojshme tejkalimin e krizës së vërshimeve”, duke vazhduar për ndihmës që Qeveria e Japonisë e siguroi për menaxhimin e krizës së emigrantëve.
Osmani siguri se bashkëpunimi mes dy vendeve do të thellohet, posaçërisht në kuadër të iniciativës së re japoneze me vendet e Ballkanit Perëndimor, edhe atë në zvogëlimi nga rreziku i katastrofës, zhvillimin e sektorit privat, mjedisi jetësor. Në këtë drejtim zv. Kryeministri Bujar Osmani, informoj se marrëveshje bashkëpunimi mes Qeverisë të Japonisë dhe Republikës së Maqedonisë është në fazën finale dhe se pret që së shpejti të nënshkruhet./Telegrafi/