Zv. kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani sot, realizoi takim me përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në takim u prezantua Strategjia e re për bashkëpunim mes Maqedonisë dhe BERZh-it për vitin 2018 – 2023, statusi i implementimit të projekteve financuar nga ana e BERZh-it, si dhe aktivitetet që do të ndërmerren në të ardhmen në kuadër të bashkëpunimit të përbashkët.
Përfaqësuesit e BERZh-it theksuan se në draft versionin e Strategjisë së re për bashkëpunim me Maqedoninë në periudhën 2018 – 2023, janë identifikuar fusha kyçe që do të jenë në fokus të bashkëpunimit me vendin tonë në periudhën e ardhshme. Në këtë kontekst Zëvendëskryeministri Osmani potencoi se prioritetet strategjike të bashkëpunimit të BERZh-it me Maqedoninë në periudhën 2018-2023 janë në përputhje me programin e Qeverisë dhe Agjendën e BE-së ku është planifikuar mbështetja e konkurrencës dhe integrimi rajonal.
Osmani shtoi se bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe BERZh-it në mënyrë plotësuese është intensifikuar përmes instrumentit të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), si pjesë e Agjendës për ndërlidhje. Ky instrument dukshëm vendosi dinamikë shtesë procesit të integrimit Evropian në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Përmes së cilës vendet mund të aplikojnë për grand mjete për ndihmë teknike dhe investime për implementimin e projekteve financuar me kredi nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe kreditor bilateral, në sektorët për: energjetikë, transport, ambient jetësor si dhe sektorëve social dhe digjital.
Të dy palët theksuan se edhe në të ardhmen do të vazhdojë bashkëpunimi i mirë duke i potencuar projektet e ardhshme të parapara për realizim me mbështetjen e BERZh-t për të cilën pritet konfirmim të grandit investues nga WBIF si që janë Projekt për përmirësimin e pjesës së autostradës Kërçovë – Gostivar dhe Projekti për përmirësim dhe zhvillimin e rrugëve Kriva Pallankë – kufiri me Bullgarinë. /Telegrafi/