Site icon Telegrafi

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani.

Numri një i stolit kuq e zi, ka deklaruar pas ndeshjes se skuadra e tij ka bërë gabime në mbrojtje.

Sipas tij në ndeshjen e radhës skuadra do të ndryshojë pasi Shkëndija mundohet të bëjë prezantim dinjitoz.

“Kemi bërë gabime në mbrojtje. Milani si me përvojë pati mundësi t’i shfrytëzojë këto gabime dhe doli ky rezultat”.

“Përveç gabimeve në mbrojtje, psikologjia e lojtarëve ishte e dobët. Atmosfera e lojës ndoshta ka krijuar frikë”.

“Në Shkup do të mbrohemi që të prezantohemi më mirë. Shkëndija mundohet për prezantim dinjitoz”.

“Do të ndryshojmë për lojën e ardhshme. Këto ditë do të shohim ndryshimet”.

“Shkëndija do të orientohet kah të rinjtë e ekipit. Prej ardhjes sime e kemi vërtetuar këtë”, deklaroi Osmani. /Telegrafi/

Exit mobile version