“BDI mendon se nuk është e nevojshme që qytetarët të dalin në referendum për ndryshimin e emrit të shteti”, tha zv.kryeministri Bujar Osmani.
“Mendojmë se çështja e emrit duhet të zgjidhet sipas parimit të marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, me ratifikimin e marrëveshjes nga ana e Maqedonisë dhe Greqisë”, tha Osmani, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai shtoi se qëndrimi i BDI-së dallon nga ai i LSDM-së, të cilët mendojnë se për çështjen e emrit duhet të ketë referendum.
Në lidhje me takimin koordinues që u mbajt gjatë fundjavës mes udhëheqësve politik, Osmani tha se takimi tregoi shenjën e përfshirjes të të gjithë akterëve politik dhe se pritet konsenzus politik kombëtar.
Sipas tij, është herët të flitet për propozimet për emrin, që të mos dëmtohet procesi negociues./Telegrafi/