Site icon Telegrafi

Osmani: BDI dëshiron që prokurori publik të jetë shqiptar

Të respektohen ligjet dhe procedurat, të zgjedhjet ekspert që do të jetë neutral dhe i cili do t’ia kthejë dinjitetin këtij institucioni, tha sot Bujar Osmani, duke u përgjigjur në pyejet e gazetarëve për emërimin e prokurorëve publik.

Para fillimit të tribunës për shfrytëzim më të madh të fondeve IPA, Osmani shtoi se BDI dëshiron që në këtë pozicion të vijë shqiptarë, por para se gjithas më e rëndësishme sipas tij është që ai të jetë ekspert, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Çdo herë kërkojmë përfaqësim të drejtë në institucione dhe kjo nuk është pjesë e ndonjë ndikimi politik. Edhe në gjyqësor kërkojmë të ketë gjykatës shqiptar, por kjo nuk do të thotë se Qeveria ose BDI përzihen në sistem”, shtoi Osmani./Telegrafi/

Exit mobile version