Site icon Telegrafi

Osmani: 89-shi kandidat kryesor për titull

Ish-lojtari i Prishtinës dhe Flamurtarit, ka vazhduar kontratën edhe për një vit tek klubi mitrovicas.

Osmani i tha KosovaPressit, se Trepça ’89, si asnjëherë më parë është e përgatitur për edicionin e ri të garave që nis në mesin e këtij muaji.

“Jemi të përgatitur mjaft mirë. Kemi punuar mjaft shumë dhe jemi të gatshëm për sfidat që na presin”, ka thënë Osmani.

“Klubi ka sjell përforcimet të forta, e cilësore. Mendoj si asnjëherë më parë e presim të përgatitur dhe të fortë sezonin e ri. Ambiciet tona janë titulli i kampionit dhe jam i bindur se me punën që është bërë dhe skuadrën që kemi në dispozicion, titullin do ta sjellim në Riza Lushta”, tha ai.

Osmani mendon se edhe në kampionatin e ri do të jenë Trepça ’89 dhe Prishtina, skuadrat favorite për majat e tabelës.

“Sigurisht se rivali ynë kryesor në garën për titull të kampionit do të jetë Prishtina, por kësaj radhe besoj se ne kemi një skuadër të denje që mund ta rrëmbejë titullin e kampionit”, theksoi Osmani.

Ai mendon se sezonin i ri do të jetë më i mirë se kampionati i kaluar. Osmani nuk e përjashton mundësinë që në garën për titull të kampionit përveç Trepçës ’89 dhe Prishtinës të futët edhe ndonjë skuadër tjetër. /Telegrafi/
 

Exit mobile version