Site icon Telegrafi

Osmani: Më 17 korrik Hahn vjen në Shkup, fillon procesi i skriningut

Pas pritjes me dekada, tashmë kemi datë për fillim të bisedimeve me Komisionin Evropian. Më 17 korrik euro Komisari për zgjerim Johannes Hahn shpalli ardhjen e tij në Shkup dhe zyrtarisht do të fillojmë me procesin e skriningut, që është parakusht për fillimin e bisedimeve, deklaroi Zv. Kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani.

“Kjo është ngjarje e madhe dhe vendim historik. Vetë raporti i Komisioni Evropian tregoi se Maqedonia, nëse bëhet krahasimi me Malin e Zi dhe Serbinë ose është para ose bashkërisht janë në pjesën e harmonizimit të legjislacionit. Ne deri më tash, edhe pse nuk kemi pasur proces të bisedimeve, kemi punuar sikur të kemi bisedime”, tha Osmani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se në pjesën e parë të procesit të skriningut është skrining sqarues, ku Republika e Maqedonisë do t’i dëgjojë pozicionet e Komisionit Evropian, në raport me atë se çka duhet të bëjmë në procesin e bisedimeve, dhe më pastaj të kthehemi dhe të fillojmë me punë.

Osmani vlerësoi se procesi i skriningut me shumë gjasa do të zgjasë disa javë, por mundet edhe disa muaj, sepse të gjitha grupet punuese nga të gjithë ministritë duhet të shkojnë në Bruksel, të dëgjojnë në mënyrë precize në detaje se çka duhet bërë, dhe do të fillohet me punë.

Në pyetje e parashtruar se a është e gatshme administrata të bartë barrën e bisedimeve, Osmani tha se bisedimet janë operacion i shtrenjtë dhe kompleks që shumë shtete e kanë tejkaluar, por edhe se Maqedonia nuk hyn pa eksperiencë në këtë proces.

“Diçka pozitive është fakti që ne shumë gjatë kemi pritur fillimin e bisedimeve, që krijuam eksperiencë si administratë në këtë proces të pritjes. Ajo çka pritet të ndodhë është revitalizimi i të gjitha strukturave dhe kthimin e entuziazmit”, shtoi Osmani./Telegrafi/

Exit mobile version