Kryetari i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani zhvilluan takime të veçanta me ministrin e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Armenisë, Ararat Mirzoyan, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
Në takim ai shprehu shqetësimin e tij të thellë për operacionet e sotme ushtarake në rajon, si dhe për rrezikun dhe ndikimin në popullatën civile të prekur. Duke bërë thirrje për de-përshkallëzimi e menjëhershëm, ai shprehu sërish shqetësimin për pasojat e rënda për njerëzit, veçanërisht grupet pambrojturit.
“Aktet humane duhet të mbizotërojnë, dhe nevojat humanitare të popullatës lokale duhet të mundësohet” tha Osmani në takim.
Kryetari theksoi se përdorimi i forcës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve është plotësisht dhe gjithmonë i papranueshëm dhe se dialogu i qëndrueshëm, konstruktiv në mirëbesim është e vetmja rrugë drejt paqes së qëndrueshme.
Ai përsëriti gatishmërinë e tij për angazhim personal dhe aktiv dhe theksoi se OSBE-ja si organizatë është e gatshme të ndihmojë Armeninë dhe Azerbajxhanin në rrugën drejt paqes.
“OSBE ka përvojën, ekspertizën dhe mjetet e nevojshme për të lehtësuar dialogun dhe ndërtimin e besimit dhe zbatimin e marrëveshjeve përkatëse”, tha Osmani në takimet e veçanta me ministrat e jashtëm armen dhe Azerbajxhan Mirzojan dhe Bajramov.