Ministri i MPJ së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka komentuar rritjen e tensioneve politike në vend pas deklaratave të liderit të OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski, lidhur me kujtesën të robërisë shqiptare nën Jugosllavi.
“Kjo acaron një nerv që menduam se ishte thellësisht i fshehur, për të sjellë një kujtim nga Jugosllavia kur Beogradi thoshte pavarësisht se çfarë do, Rahman Morina është ai që do t’ju përfaqësojë dhe ai qeshte me cinizëm. Kjo përpjekje për të degraduar dinjitetin e çdo shqiptari, por edhe të qytetarëve nga komunitetet, mobilizoi popullin”, Osmani.
Ai tha se si “Front Europian” kanë marrë mesazhe të shumta nga qytetarët se kjo që po ndodh tani, në prag të zgjedhjeve parlamentare, nuk është çështje zgjedhjesh mes “Frontit Europian” dhe “VLEN”.
“Ka kohë që nuk kam parë një mobilizim të tillë. Parullat e përdorura nga opozita nxorën jashtë popullin. Ku do ta çojmë vendin nëse mendojmë se nëse kemi një ministër apo kryeministër shqiptar, vendi ishte i shqiptarëve? Nacionalizmi lind nacionalizmin”, tha Osmani në konferencën për media me rastin e Ditës së Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Ai iu referua edhe thirrjes së djeshme të liderit të Lëvizjes Demokratike dhe anëtarit të koalicionit “VLEN”, Izet Majiti.
“BDI-ja asnjëherë nuk ka synuar të simpatizohet nga OBRM-PDUKM apo LSDM. Ajo logjikë e shtrembëruar që partitë shqiptare duhet të kenë simpati është diçka fyese. Tani duhet të shohim vullnetin e qytetarëve. Ajo është mbi të gjitha dhe para të gjithave. Fakti që partitë bëjnë kalkulime për pas zgjedhjeve është nënvlerësimi më i madh i qytetarëve dhe përgjigjen do ta marrin më 8 maj”, tha Osmani./Telegrafi/