Site icon Telegrafi

Osmani: S’ka asnjë keqpërdorim të asnjë denari nga mjetet e pensionistëve

Zëvendës-kryeministri Bujar Osmani sot tha se “ministrja Mila Carovska ka pasur deklaratë që ka hapur mundësi për spekulime spektakulare se çfarë ka ndodhur në Fondin e sigurimit pensinal dhe invalidore të Maqedonisë për keqpërdorime të mundshme.

“Pas famës së djeshme dhe tituj spektakular për keqpërdorim të 19 milion eurove nga fondi pensional, duhet të them se dje ministrja Carovska kishte deklaratë që hapi mundësi për spekulime rreth asaj se çfarë ka ndodhur në Fond, për ndonjë keqpërdorim. Pas verifikimit të djeshëm edhe me ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe me Fondin se nuk bëhet fjalë për ndonjë keqpërdorim të mjeteve të pensionistëve nga Fondit, por për shkak pengesave administrative dhe për buxhet të pamjaftueshëm për shkak vendimit të atëhershëm të Qeverisë për t’u ulur shpenzimet, fondet nuk u transferuan në shtyllën e dytë”, tha Osmani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Osmani ceku se ka kërkuan edhe nga ministrja Mila Carovska dhe nga Fondi të sqarojnë para qytetarëve se çfarë në fakt ka ndodhur.

“Për shkak të dëmit që i është bërë BDI-së, njoftoj se të gjithë politikanët, partitë politike dhe mediat që dje e përfshinë BDI-në në këtë lajm të rremë, nëse nuk kërkojnë falje në 24 orët e ardhshme do të ngritim padi për ta vërtetuar të vërtetën”, shtoi Osmani./Telegrafi/

Exit mobile version