Gjykatësi në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë, Osman Kadriu sot nuk deshi të prononcohet për sjelljen e ligjit të gjuhëve, nëse është kushtetues apo jo, për të cilën tha se nuk dëshiron të paragjykoj një vendim eventual të Gjykatës, poqese arrin nisma për vlerësimin e ligjshmërisë.
Mendon se sipas Kushtetutës, kryetari i shtetit, Gjorgje Ivanov është i obliguar ta nënshkruaj Ligjin, sepse ai njëherë e kishte shfrytëzuar të drejtën e vetos.
Nëse kjo nuk ndodhë, dhe kryetari nuk e nënshkruan dekretimin, Osmani mendon se zgjidhja duhet të kërkohet në dispozitat kushtetuse, Ligjin për Kuvendin dhe te Rregullorja e Punës së Kuvendit./Telegrafi/