Aktori i humorit, Osman Azemi, i njohur për skeçet humoristike të grupi “Stupcat”, ka dhënë një shpresë për fansat e humorit në Kosovë gjatë një interviste të re me ikonën e muzikës, Adelina Ismailin, në “Show-n e së premtes”.
Ky talk-show i freskët dhe i ri në RTK ka tërhequr vëmendjen e publikut që nga nisja e tij, dhe ishte i ftuari special Osman Azemi që solli një moment të veçantë në episodin e fundit.
Gjatë intervistës së realizuar, Adelina e pyeti Azemin në lidhje me ndarjen e tij nga grupi i Stupcave, një ndarje që ka lënë një zbrazëti në skenën e humorit shqiptar. Ismaili, e ndërlikuar nga thashethemet dhe spekulimet rreth kësaj ndarjeje, e pyeti Azemin nëse ndarja nga Vedat Bajrami dhe Mensur Safqiu ishte e vërtetë apo vetëm një manovër marketingu i estradës.
Azemi, me një përgjigje të matur dhe të menduar, foli metaforikisht duke thënë se “edhe vëllezërit nganjëherë bëjnë pushim duke mos folur me njëri-tjetrin”, duke lënë të kuptohet se marrëdhëniet mes njerëzve, qoftë shokë apo partnerë punë, mund të kenë periudha të ndërlikuara, por jo domosdoshmërisht të përfundojnë përgjithmonë.
Përgjigja e Azemit i dha publikut një ide se ndoshta kapitulli i Stupcave ende nuk ka përfunduar dhe se mund të ketë mundësi për një rikthim të grupit në të ardhmen.
Fansat e Stupcave që janë rritur me skeçet dhe programet e tyre, me siguri do të marrin këtë lajm me një ndjenjë shprese dhe pritjeje. /Telegrafi/