Telegrafi

Osman Azemi: “Egjeli” bënë transferin më të shtrenjtë se PSG-ja me Neymarin (Foto)

Egjeli po vazhdon të shfaqet me sukses në ekranet tona televizive.

Një ndër serialit më të shikuara shqiptare, suksesit të saj po i shton edhe një aktor.

Osman Azemi, i njohur më mirë për rolin e “Teta Gjylit”, ka bërë të ditur se projektit filmik i është bashkuar edhe aktorja Xhejlane Terbunja.

“Përforcimi më i ri i ekipit të Egjelit – Xhejlane Terbunja. Vlera e transferit është më e madhe se e Neymarit në PSG!”, ka shkruar në llogarinë personale Azemi.

Ky i fundit ka njoftuar më tutje se serialit do t’i bashkohen edhe shumë përforcime të reja.

Ndryshe, serialin pos në televizionin publik të Kosovës, mund ta shohim edhe në ueb-faqen “gjirafa.com”. /Telegrafi/