Vendimi i Qeverisë së Kosovës për shërbimin e domosdoshëm të ujit nga kafenetë është bërë një prej temave më të diskutuara gjatë këtyre ditëve.
E duket se me një temë të tillë, humoristi i njohur Osman Azemi ka shfrytëzuar rastin që të bëjë një skeç humoristik.
Ai ka publikuar në rrjetin social Facebook një video, ku shihet i ulur në një kafene, teksa bashkë me kafen i servohet edhe një shihe uji e ambalazhuar.
Me të parë këtë, ai ndërhynë shpejtë duke i thënë kamarierit: “Ku po e çon këtë ujë?”.
Më pas kamarieri vepron shpejt dhe e largon atë, duke ia zëvendësuar me një gotë uji nga çezmja.
Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale, videoja të shpërndahet me të madhe e të pasohet me komente të shumta, lidhur me këtë vendim të qeverisë.
Osmani përndryshe është i njohur për skeçet dhe paroditë e tij, teksa tash e një kohë po vepron si solo humorist, pasi grupi “Stupcat” kanë kaluar në një pauzë. /Telegrafi/