Telegrafi

Osimhen: Kvaratskhelia mund ta fitojë ‘Topin e Artë’

Ci Napoli 13/01/2023 - campionato di calcio serie A / Napoli-Juventus / foto Carmelo Imbesi/Image Sport nella foto: esultanza gol Victor Osimhen

Victor Osimhen  beson se shoku i tij i skuadrës Kvicha Kvaratskhelia mund të fitojë ‘Topin e Artë’ në të ardhmen.

Top sulmuesi i Serie A, Osimhen ishte plot lëvdata për shokun e tij të skuadrës, duke pretenduar se gjeorgjiani mund të vazhdonte të fitonte çmimin më të madh individual në futbollin botëror.

“Ai është një djalë i mrekullueshëm, e kuptova menjëherë. Të gjithë e duan atë në dhomën e zhveshjes, jo vetëm për atë që bën në fushë, por edhe për atë që bën jashtë saj”.

“Besoj se ai mund ta fitojë Topin e Artë në vitet e ardhshme, shpresoj që ai gjithashtu t’i sjellë shumë suksese Napolit”, ka thënë Osimhen.

Lexo po ashtu “Në Itali vetëm Napoli, por ai e do Real Madridin” – agjenti i Kvaratskhelias flet për të ardhmen e gjeorgjianit

Dyshja së bashku po zhvillojnë një sezon fantastik me Napolin, ku janë duke shkuar me hapa të sigurt drejt titullit kampion, ndërsa edhe në Ligën e Kampionëve janë ende në garë./Telegrafi/