Victor Osimhen pritet të largohet nga Napoli në fundin e sezonit, pasi kërkohet nga Bayern Munchen dhe Manchester United.
Bavarezët janë disi më të avantazhuar për të siguruar shërbimet e sulmuesit nigerian që po shkëlqen këtë sezon.
Gjithsesi, arritja e marrëveshjes me presidentin De Laurentiis nuk do të jetë një mision i thjeshtë.
Nga ana tjetër, kampionët e ardhshëm të Italisë po studiojnë alternativa të ndryshme për pasardhësin e Osimhen.
Në krye të listës së dëshirave qëndron Tammy Abraham i Romës.
Përveç sulmuesit anglez të Romës, emra të tjerë që lidhen me kalimin te Napoli janë Hojlund (Atalanta), Beto (Udinese) dhe Victor Boniface (Union Saint-Gilloise). /Telegrafi/