Site icon Telegrafi

Osimhen i bindur që do të jetë i gatshën ndaj Milanit në Ligën e Kampionëve

Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen siguron se do të jetë gati për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Milanit pas një dëmtimi që pësoi duke luajtur për Nigerinë.

Të dy skuadrat do të përballen në Serie A sot (e diel) nga ora 20:45 dhe Osimhen sigurisht që është jashtë këtij takimi për shkak të problemit të aduktorit, të lënduar në detyrën ndërkombëtare.

Megjithatë, ai synon çerekfinalen e Ligës së Kampionëve me të njëjtin kundërshtar, pasi ndeshja e parë është në San Siro më 12 prill, më pas në Stadio Diego Armando Maradona më 18 prill.

 

“Nuk është asgjë serioze, por dua t’i kaloj këto 10-12 ditë për të pushuar dhe rikuperuar”, ka thënë fillimisht Osimhen për TG5.

“Shpresoj të jem atje, por gjithashtu më kanë thënë dhe jam i bindur që do të jem në fushë kundër Milanit”, përfundoi sulmuesi nigerian.

Ndryshe, Osimhen është lojtari kryesor i Napolit këtë sezon, pasi ka shënuar 25 gola dhe 5 asistime në 28 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version