Site icon Telegrafi

OShP-ja anulon dy tenderë të Agjencisë së Prokurimit

Dy vendime të publikuara nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) vënë në pah shkeljet e procedurave të tenderimit dhe Ligjit të prokurimit publik nga ana e Agjencisë Qendrore të Prokurimit (AQP), shkruan sot Koha Ditore.

Aktiviteti i prokurimit me emrin Shërbime Hoteliere dhe të Gastronomisë, në ish-ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Shërbime Hoteliere të Gastronomisë në ndërtesën e Gërmisë, me vendim të OShP-së është kthyer në ritenderim, ndërkohë që me një tjetër vendim në rivlerësim është kthyer procedura e tenderimit me titull Shërbimet e Transportit Ajror.

Që të dy këta tenderë të dhënë nga Agjencia Qendrore e Prokurimit, kjo e fundit gjatë të mërkurës nuk ka kthyer përgjigje lidhur me shkeljet që ka gjetur OShP-ja në këto procedura tenderuese.

Procedura tenderuese Shërbime Hoteliere dhe të Gastronomisë në ish-ndërtesën e Kuvendit dhe Shërbime Hoteliere të Gastronomisë në ndërtesën e Gërmisë është anuluar pasi OShP-ja ka pranuar ankesat e dy kompanive që kanë qenë konkurruese për këtë tender. /koha/

Exit mobile version