Telegrafi

OSHP anulon tenderin e AKP-së

“Tani, AKP është në fazën e shqyrtimit të mundësive për angazhimin e një ekipi ekspertësh ligjor të Zyrës së Komisionit Evropian në vend, që do të ishte një ndihmë e madhe për AKP për të bërë interpretimin e kontratave të ndërmarrjeve të privatizuara me spin-off special, të bazuara në Ligjin Anglez”.

AKP shpreson se çështjet e pazgjidhura në ndërmarrjet e privatizuara me këtë metodë do t’i zgjidh në një afat sa më të shpejt të mundshëm për të mirën e ekonomisë së vendit.

“Deri më tani janë liruar 13 blerës të ndërmarrjeve shoqërore nga raportimi i mëtutjeshëm në AKP, mirëpo janë edhe 12 ndërmarrje të tjera që janë në procesin e përmbushjes së zotimeve”, thuhet në sqarimin e AKP-së.

Për shkak të paqartësive ligjore dhe neneve të kontratave, të cilat ishin të nënshkruara nga ish AKM-ja duke u mbështetur në Ligjin Anglez, AKP kohë më parë ka shpallur tender në nivel ndërkombëtar në kërkim të një kompanie ligjore të jashtme, e cila do të interpretonte nenet e kontratave që janë nënshkruara në mes ish AKM-së dhe blerësve të ndërmarrjeve, përkatësisht Këshilltari Ligjor do të jepte opinionin ligjor sipas Ligjit Anglez në interpretimin e disa marrëveshjeve me kushte të Spin-Off-it Special, të cilat përmbajnë dispozita të ngjashme, duke u mbështetur në Ligjin Anglez.

Vlerësimi i Këshilltarit Ligjor do të shërbente si bazë për veprimet e mëtutjeshme në lidhje me këto ndërmarrje të mëdha dhe të rëndësishme për ekonominë e Kosovës. Përmes një procesi tenderues, transparent dhe në bazë të Ligjit të Prokurimit Publik, tenderin e fitoi një kompani ligjore “Interlex Associates LLC”. /Telegrafi/