Telegrafi

OSHP: 74 ankesave u kalon afati ligjor për shqyrtim

Autoritetet kontraktuese rrezikojnë të shkelin ligjin në 74 procedura të tenderimit.

Për këto procedura tashmë ka pretendime të operatorëve ekonomikë se ato kanë bërë shkelje të Ligjit të prokurimit, për të cilat ka ankesa në Organin Shqyrtues të Prokurimit, shkruan sot Koha Ditore.

Për t’i vërtetuar apo hedhur poshtë pretendimet e operatorëve ekonomikë duhet të mbahen seanca në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik që njihet si Gjykata e Tenderëve.

Por, kjo e fundit për rreth 3 muaj ka qenë jofunksionale, pasi më 15 janar nga pozita e kryetarit ishte dorëhequr Hysni Hoxha, ndaj të cilit rëndojnë dy aktakuza për punën e tij në këtë institucion.

Tashmë 74 ankesa rrezikojnë të mos shqyrtohen fare, pasi ato nuk kanë afat ligjor për t’u shqyrtuar.

Mirëpo, Bordi i OSHP-së ende nuk ka marrë ndonjë vendim për këto ankesa të paaftshme. /Telegrafi/