Site icon Telegrafi

OSHB sivjet ndihmoi Maqedoninë me pajsije mjekësore në vlerë prej një milion dollarë

Organizata Shëndetësore Botërore gjatë vitit 2020 në Maqedoni ka dhuruar pajisje mbrojtëse, set laboratorësh dhe pajisje mjekësore në vlerë prej 1.049.902 milionë dollarë.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se këto donacione kanë qenë për të menaxhuar dhe luftuar pandeminë e virusit COVID-19.

Në pjesën e pajisjeve mjekësore përmes Fondit Gjerman për coronavirus, janë dhuruar respiratorë dhe pulsoksimetri për Covid Qendrat që mundësoi mjekim dhe trajtim të të sëmurëve nga coronavirusi.

“Të gjitha pajisjet e dhuruara janë sipasa standardeve për siguri dhe cilësi të OSHB-së dhe është shpërndarë nëpër qendrat mjekësore në vend”, thuhet në fund të njoftimit të MSH-së./Telegrafi/

Exit mobile version