Telegrafi

OSFA-KFOS rikujton moszbatueshmërinë e marrëveshjeve Kosovë-Shqipëri

Nesër në Elbasan do mbahet takimi i radhës mes Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Siç njoftohet, Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine(OSFA) dhe Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), nga viti 2018 janë angazhuar në avancimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

Sipas fondacionit, janë mobilizuar edhe organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri dhe Kosovë që të monitorojnë zbatueshmërinë e marrëveshjeve.

Ndërkaq, në fillim të vitit 2020, OSFA & KFOS kanë publikuar një raport të bazuar në një hulumtim të gjerë në Shqipëri dhe Kosovë i cili mat qëndrimet e qytetarëve të të dy vendeve sa i përket marrëdhënieve zyrtare, integrimeve ekonomike e shoqërore, vlerat e besimet.

Raportin e plotë mund ta lexoni në këtë link:https://bit.ly/3r9kLxn

Po ashtu në fillim të vitit 2020, ekspertët dhe organizatat në Shqipëri dhe Kosovë, me mbështetjen e OSFA & KFOS, kanë publikuar dy raporte për zbatimin e marrëveshjeve në fushën e tregtisë dhe industrisë, arsimit dhe politikën e jashtme.

Infografikat në vijim janë shkëputur nga raportet për zbatimin e marrëveshjeve tregtare./Telegrafi/