Site icon Telegrafi

“Me ose pa dashuri, unë do të jem aty”, Neymar konfirmon të ardhmen duke thumbuar tifozët e PSG

Sulmuesi brazilian, Neymar Junior ka konfirmuar qëndrimin e tij te Paris Saint-Germain së paku edhe për sezonin e ardhshëm 2023/24.

PSG ka bërë shumë ndryshime në këtë verë, me afrimin e trajnerit Luis Enrique dhe transferime të mëdha si Milan Skriniar, Marco Asensio dhe Lucas Hernandez.

Megjithatë, nga klubi është larguar Lionel Messi pas skadimit të kontratës dhe për një largim janë përfolur edhe dy yjet tjera si Neymar Jr dhe Kylian Mbappe.

Por, sulmuesi brazilian nuk mendon largimin pasi synon qëndrimin në Parc des Princes, edhe përkundër problemeve me tifozët.

Lexo po ashtu Lista e lojtarëve që do të kishin fituar Topin e Artë nëse nuk do të ekzistonin Messi dhe Ronaldo

Është vet Neymar, i cili ka konfirmuar qëndrimin, duke thumbuar gjithashtu tifozët e klubit francez.

“Shpresoj të jem në PSG sezonin e ardhshëm. Unë kam kontratë, askush nuk më ka njoftuar për asgjë deri tani, jam i qetë”, ka thënë fillimisht Neymar për Caze TV.

“Edhe pse nuk ka shumë dashuri mes tifozëve dhe lojtarëve, do të jem atje. Me dashuri ose pa dashuri, por me Neymar”, përfundoi sulmuesi brazilian. /Telegrafi/

Exit mobile version