Enver Osdautaj, këshilltar i lartë politik në kabinetin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se mbarëvajtja e testit të Maturës po vazhdon sipas planit të Këshillit të Maturës Shtetërore.
Sipas tij, MASH-i është në kontakt me të gjitha qendrat ku është duke u mbajtur testi i Maturës.
Siç tha Osdautaj ky proces është duke u vëzhguar edhe nga zyrtarët e MASH-it.
“Ne jemi në kontakt me të gjitha qendrat ku është duke u mbajtur testi i Maturës. Të gjitha aktivitetet janë duke rrjedhur sipas planit të Këshillit të Maturës Shtetërore. Ky proces është duke u vëzhguar me shumë kujdes edhe nga zyrtarë të lartë të MASh-tit. Mbarëvajtja e këtij procesi është rezultat i përgatitjeve paraprake nga Këshilli Shtetërore i Maturës dhe drejtorive komunale të arsimit”, ka thënë Osdautaj për Telegrafin.
Ndryshe, në Republikën e Kosovës është duke u mbajtur Testi i maturës, ku Komisioni Shtetëror i Maturës ka bërë të ditur se testi i Maturës është organizuar në 184 qendra të testimit, në 30 komuna të Kosovës dhe për mbarëvatjen e procesit janë angazhuar 2.568 administrues, 570 komisionerë, 570 mbikëqyrës dhe nga 3 mësimdhënës në secilën qendër. /Telegrafi/