Telegrafi

Oscar voton për përjashtimin e producentit, Harvey Weinstein

Organizatorët e Çmimeve Oscar ka votuar për të përjashtuar producentin e mirënjohur të Hollivudit, Harvey Weinstein, pas akuzave për sjellje të turpshme, ngacmim seksual e madje përdhunim nga ana e producentit.

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka thënë se bordi i tij “siguroi më tepër vota se shumica e kërkuar prej dy të tretave” për ta dëbuar atë.

Lexo po ashtu Aktoret rrëfejnë përdhunimet dhe ngacmimet seksuale: Weinstein na priste i zhveshur (Foto)

Anëtarët e saj përfshijnë figura të Hollivudit si Tom Hanks dhe Whoopi Goldberg.

Filmat e Ëeinstein kanë marrë më shumë se 300 nominime për Oscar dhe fituan 81.

Takimi uregjent i bordit pasoi një ortek akuzash ndaj producentit nga një sërë aktoresh të mirënjohura të Hollivudit përfshirë Angelina Jolie, Gwyneth Paltrow dhe Rose McGowan, që pohoi se e ka përdhunuar atë në një dhomë hoteli.

Forcat e policisë në SHBA dhe Britani të Madhe po hetojnë akuzat.

Weinstein ka insistuar përmes zëdhënëses se çdo kontakt seksual që ai ka pasur ka qenë konsensus, duke mohuar akuzat për ngacmime seksuale, përdhunim dhe sulme seksuale. /oranews/